Çështja e detit në Hagë, Artur Meçollari ngre alarmin dhe akuzon qeverinë shqiptare se po favorizon Greqinë…

Çështja e detit në Hagë, Artur Meçollari ngre alarmin dhe akuzon qeverinë shqiptare se po favorizon Greqinë…

Çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë po rikthehet edhe një herë në qendër të debatit kombëtar, këtë herë me paralajmërime të forta nga ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, i cili ngre shqetësime serioze për mënyrën se si qeveria shqiptare po e trajton procesin drejt Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Sipas Meçollarit, kjo gjykatë, pavarësisht emrit “drejtësi ndërkombëtare”, në realitet pasqyron balancën globale të fuqive dhe interesave politike. Ai sjell në kujtesë precedentët historikë, duke kujtuar se Shqipëria ka shkuar vetëm një herë në këtë gjykatë, në vitin 1948, për Incidentin e Kanalit të Korfuzit, ku vendi ynë u shpall fajtor edhe pse, sipas shumë studiuesve dhe analistëve shqiptarë, nuk kishte përgjegjësi direkte. Në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi marrëveshjen detare...