Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Çështja e ’21 Janarit’/ Kërkoi të dëshmonte, ish-presidenti Meta pyetet sot nga SPAK
Ish-presidenti, Ilir Meta do të dëshmojë sot në SPAK për çështjen e 21 Janarit, pasi kërkesa e tij për të dhënë kontributin në hetime u pranua dje nga Prokuroria e Posaçme. Ndërsa ish presidenti u vetë ofrua në 25 nëntor si dëshmitar për prokurorin e çështjes Alfred Shehu, përmes drejtorisë së përgjithshme të burgjeve ish funksionarit I është dërguar shkresa konfirmuese në qeli. Në këtë dokument njoftohet që sot në ora 10 policia e burgjeve urdhërohet të marrë masa e ta shoqërojë Metën për në zyrat e SPAK. Vetëm ish presidenti e di se çfarë do thotë për 21 janarin 2011, një dosje e etiketuar kështu sipas datës kur së protestës të thirrur nga opozita e kohës, sepse ish zv.kryeministri dhe ish-ministri Ilir Meta u...