Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë

Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë

GJKKO ka zbutuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për shtetasin kinez Hongping Xiao, CEO i kompanisë Bankers Petroleum. COE akuzohet për “krijimi i skemave mashtruese” lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, “fshehje e të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “shpërdorim detyre”, “moskryerje e detyrave nga organeve tatimore”, “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare nga 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me...