Çështja “Balluku”, reagon Bardhi: Ja tre të vërteta mbi ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv

Çështja “Balluku”, reagon Bardhi: Ja tre të vërteta mbi ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv

Kreu i Grupit Parlamentar Bazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës për rastin e Belinda Ballukut,i cili paralajmëroi ndërhyrje në legjislacion. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bardhi shkruan se Rama po mbron pushtetin e vet të korruptuar, ndërsa ka listuar 3 të vërteta sipas tij për ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv. Sipas Bardhit, pas vendimit të Kushtetuese, Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet pa justifikime, pa shtyrje artificiale dhe pa manovra politike për shqyrtimin e imunitetit të Ballukut. “3 të vërteta për ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv: Kur një Kryeministër ndryshon ligjin ndërkohë që po hetohet bashkëpunëtorja e tij më e afërt, ai nuk po mbron ndonjë parim kushtetues apo ligjor. Po mbron pushtetin e vet të...