Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Kryemadhi merr pjesë në varrim
Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit të babait të Ilir Metës, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Rexhep Metaj do të prehet në varrezat e fshatit Çepan në Skrapar. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, të cilit i është dhënë leje nga SPAK që të lërë ambientet e paraburgimit dhe t’i japë lamtumirën të atit. Kreu i PL është shoqëruar nga forca të shumta të policisë së burgjeve. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv