Ceremonia e lamtumirës për Servet Pëllumbin, Rama: Profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja, por më dha mësimin më të çmuar
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë mesditë në homazhet në nder të Servet Pëllumbit, një figurë e shquar e politikës shqiptare që u nda nga jeta një ditë më parë. “Për hir të të vërtetës dua të kujtoj këtu se marrëdhënia ime me të është tipike e një antipatie reciproke në distancë, dhe pastaj e një simpatie reciproke në afërsi. Për vite, qëkurse e kam parë të shfaqet në sytë e mi, profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja… konservator, marksist-leninist, sovjetik e të gjitha ato që e shoqëronin figurën e tij kur vinte fjala për sulmet dhe etiketimet që i bëheshin dhe ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë këtij rrugëtimi, përballja me realitetin e njeriut përtej etiketimeve dhe kokrrizimit...
Burimi:
top-channel.tv