Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

KPA ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra prokurorin e Tiranës, Gjergji Tako. Ai u shkarkua nga detyra, pasi ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Ky vendim u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare. Pas shqyrtimit të çështjes së prokurorit Tako, u vendos shkarkimi i tij, pasi bëhej fjalë për probleme të etikës dhe të kriterit professional si dhe sjellje të vazhdueshme, e cila tregonte mungesë angazhimi dhe përgjegjshmërie në detyrë. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Njoftim i vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin...