Çelet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid, Gonxhja: Shqipëria prezantohet si destinacion gjithëvjetor

Çelet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid, Gonxhja: Shqipëria prezantohet si destinacion gjithëvjetor

Është çelur në Madrid Panairi Ndërkombëtar i Turizmit (FITUR), një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për industrinë e turizmit. Shqipëria merr pjesë me stendën e saj zyrtare, duke u prezantuar përmes përvojave autentike dhe duke u pozicionuar si një destinacion gjithëvjetor dhe gjithëpërfshirës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja tha se pavijoni shqiptar është konceptuar nën moton “Albania All Senses”, me pjesëmarrjen e një numri të gjerë agjencish turistike, partnerësh, shoqatash, si dhe përfaqësues nga bashkitë dhe strukturat që merren me promovimin e turizmit, kulturës, traditës, folklorit dhe artizanatit shqiptar. “Çelim pavijonin e Shqipërisë me ‘Albania All Senses’, me një numër të konsiderueshëm agjencish dhe partnerësh. Turizmi nuk është vetëm det, çadra dhe rëra. Kemi nevojë për turizëm eventesh, destinacionesh, spektaklesh dhe...