Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë
Moti i keq ka lënë pasoja të rënda edhe në qarkun e Gjirokastrës, jo vetëm me përmbytje masive, por edhe me dëmtime të infrastrukturës rrugore. Si pasojë e çarjes së karrexhatës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor Përmet–Çarçovë, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim. Në terren ndodhen strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilat po punojnë intensivisht për rritjen e sigurisë, menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen për normalizimin e këtij segmenti rrugor. gijoitina.com/
Burimi:
gijotina.com