“Çahet” loti i dytë i rrugës Qafë Plloçë-Qukës, qarkullimi i automjeteve vetëm në një korsi

“Çahet” loti i dytë i rrugës Qafë Plloçë-Qukës, qarkullimi i automjeteve vetëm në një korsi

pamje nga rruga KORÇË- Një tjetër problematikë është shfaqur në aksin rrugor Qafë Plloçë-Qukës. Traseja e rrugës ka pësuar çarje në lotin e dytë, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë. Sipas informacioneve, bëhet me dije se struktura e rrugës është dëmtuar në pjesën qendrore të saj dhe në atë anësore.  Aktualisht, mësohet se qarkullim i automjeteve vijon normalisht, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie. Ndërkohë që pritet ndërhyrje e Autoritetit Rrugor Shqiptar, firma kontraktore ndodhet në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Në këtë aks janë regjistruar herë pas herë problematika, kryesisht gjatë përmbytjeve për shkak të reshjeve të shiut që është shoqëruar me rrëshqitje të dherave dhe shkëmborëve./ZËRI