Burg për parkimin dysh/ Braçe nxjerr pamjet: Shkelësi i parë është një makinë policie
Ndryshimet më të fundit në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në 6 muaj burg për parkimin dysh. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar në Facebook një video ku tregon se shkelësi i parë i ligjit është një makinë policie. “Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal.. Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos.
Burimi:
gijotina.com