Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por mazhoranca socialiste i mban draftet në sirtar

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por mazhoranca socialiste i mban draftet në sirtar

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos i kërkoi të martën kryeministrit Edi Rama që të shfuqizojë ligjin për Investimet Strategjike dhe amendimet e vitit 2024 të ligjit për Zonat e Mbrojtura, duke rritur presionin ndaj qeverisë shqiptare për të qenë në linjë me standardet europiane, ndërkohë që protestat e përditshme në Shqipëri kanë hyrë në muajin e dytë të tyre. E pyetur për projektin specifik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit që ndezi protestat popullore, komisionerja Kos tha se: “mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE, kritere shumë të rëndësishme dhe aktualisht ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter”. “Po edhe përpara sesa të nisnin këto protesta, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti do...