Braho takim në Kosovë, SPAK dhe Prokuroria Speciale firmosin marrëveshje për ekipe të përbashkëta hetimore

Braho takim në Kosovë, SPAK dhe Prokuroria Speciale firmosin marrëveshje për ekipe të përbashkëta hetimore

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokuroria Speciale e Kosovës do të krijojnë ekipe të përbashkëta hetimore për çështje penale. Marrëveshja për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore u firmos sot në Prishtinë gjatë një takimi mes delegacionit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Ekipi i SPAK kryesohej nga Klodjan Braho, dhe përbëhej nga ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, si dhe prokurorja në EUROJUST, Fatjona Memçaj. Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i shoqëruar nga prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Laura Pula si dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Gjatë bisedës, të dyja palët konfirmuan angazhimin e përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit...