Braho takim me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran: Roli dhe puna e SPAK, kyç për reformën procesin e reformës në drejtësi
Kryeprokurori i ri i SPAK, Klodian Brau u takua sot me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran. Ambasadori Tarran e përgëzoi Brahon për zgjedhjen në detyrë dhe i uroi suksese në marrjen e këtij roli të rëndësishëm dhe sfidues. Ambasadori Tarran ripohoi mbështetjen e fortë të Prezencës së OSBE-së për SPAK-un dhe rolin e tij kyç në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet demokratike të Shqipërisë. Gjatë takimit, Ambasadori Tarran dhe Braho diskutuan bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe SPAK-ut, përfshirë mbështetjen përmes veprimtarive të rritjes së kapaciteteve, këshillimit për politika dhe shkëmbimit të praktikave...
Burimi:
top-channel.tv