Braçe del pas rreth dy orësh nga Gjykata e Posaçme, deputeti: Njëri duhet bërë shembull, tokat e lumenjve nuk preken
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen, pas deklaratave publike dhe postimeve në rrjetet sociale të deputetit lidhur me një konflikt pronësie në zonën e Imshtës, në Lushnjë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ai u paraqit mëngjesin e kësaj të mërkure. Teksa kaloi para gazetarëve, Braçe nuk dha koment, por përshëndeti operatorët. Pas daljes nga GJKKO pas afro dy orësh, Braçe u prononcua për mediat. “Besoj që jemi para një fakti penal shumë konkret. Mendoja se mjaftonte ligji i vitit 2022 dhe vendimi i këshilli të ministrave që përcakton që toka nga vija e lumit deri në argjinaturë është shtetërore, e patjetërsueshme. Meqë zotërinjtë në seancën...
Burimi:
top-channel.tv