Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë

Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë

Ka mbetur shumë pak nga momenti kur nis kompeticioni më madhështor i lojës më të dashur në botë, Botërori i futbollit, që këtë herë vjen me përmasat më gjigande në histori. Asnjë kupë bote nuk është zhvilluar në 3 vende, siç do të jetë nga 11 qershor në SHBA-Kanada dhe Meksikë. Për herë të parë 48 vende pjesëmarrëse dhe 104 ndeshje.Detaje të cilat do ta bëjnë Botërorin e kësaj vere më fitimprurësin në histori, por në të njëjtin kohë më polemizuesin, pasi tifozët janë të irrituar me kostot, duke nisur nga biletat e stadiumeve, kostot udhëtimeve, qëndrimin në vendet organizatore dhe shumë detaje të kësaj natyre. Detaje të tjera që shqetësojnë janë siguria, moti ekstrem, ndikimi i gjeopolitikës, por edhe roli i presidentit të SHBA-ve...