No Image Available

BOTËRORI 2027 – Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare…

Kombëtarja e vajzave do të zhvillojë në muajin qershor dy nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni kualifikues të Kampionatit Botëror, ndaj Çekisë dhe Malit të Zi, ndeshje që do të përcaktojnë fatin e skuadrës kuqezi në garën për një vend në fazën play-off.Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin zyrtar këtë të premte në Shkodër, ndërsa trajneri Armir Grima ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për këto dy përballje vendimtare.Në repartin e portës janë grumbulluar Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu dhe Klesjana Spaho, ndërsa në mbrojtje tekniku kuqezi ka përzgjedhur Rexhina Maxhalakun, Arbenita Currajn, Alma Hilajn, Armera Tukajn, Arbiona Bajraktarin, Leonora Dedgjonajn, Klea Hamonikajn, Aglia Iliadhin, Xhesika Ndojn dhe Gresa Berishën.Në mesfushë rikthehen Vanesa Levenaj dhe Eriola Delia, teksa pjesë e listës janë gjithashtu...