Bordi i Transparencës vendosi çmimet tavan të karburanteve, Konfindustria: Masë e vonuar, të ulet edhe barra fiskale

Bordi i Transparencës vendosi çmimet tavan të karburanteve, Konfindustria: Masë e vonuar, të ulet edhe barra fiskale

Foto ilustruese TIRANË- Konfindustria ka reaguar pas vendimit të Bordit të Transparencës për uljen çmimeve tavan të karburanteve në vend pas rritjes si shkak i konfliktit në Lindjen e Mesme. Përmes një reagimi zyrtar, organizata e cilëson këtë ndërhyrje si të domosdoshme, por të vonuar, pasi shtetet e rajonit dhe më gjerë kanë marrë masa të menjëhershme. Konfindustria i kërkon qeverisë masa shtesë, përfshirë uljen e barrës fiskale mbi karburantet, krijimin e një Enti Rregullator të Karburanteve, parandalimin e kartelizimit dhe ndërtimin e një rafinerie për të përpunuar naftën shqiptare. Njoftimi i plotë Konfindustria mbështet vendimin e sotëm të ekzekutivit nëpërmjet Bordit të Trasparencës për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve në tregëtinë me shumicë dhe pakicë. Sa më sipër përbën ndërhyrjen e parë dhe mjaft të...