Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

Bordi i Administrimit i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, i ka dhënë të drejtë arsyetimit të administratorit Mark Molla, lidhur me konstatimin e daljes së tij në pension me 20 maj 2026, pasi ka mbushur moshën 65- vjeç.Në mbledhjen e zhvilluar sot, me prani edhe në rektorit Tonin Gjuraj në fillim të saj, Bordi i Administrimit ka shqyrtuar një shkresë të ardhur nga Sektori i Burimeve Njerëzore të UNISHK, për nisjen e procedurave për pensionimin e administratorit Mark Molla.Nga ana e tij, ky i fundit, paralelisht kishte paraqitur një shkresë, përmes të cilës arsyetonte se administratori i UNISHK, nuk duhej të nxirrej në pension pavarësisht mbushjes së moshës sipas ligjit. Pas shqyrtimit të këtyre dy dokumenteve, Bordi i Administrimit i UNISHK, i përbërë nga 7...