Bora bllokon pikën kufitare të Qafë Thanës, ndalohet qarkullimi i kamionëve drejt Maqedonisë së Veriut
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, mësohet se është ndaluar qarkullimi i kamionëve për shkak se po punohet me borëpastruese në segmentin hyrës drejt Maqedonisë së Veriut. Kjo ndërhyrje do të jetë për pak orë, çka deri më tani ka sjellë ndalimin e kamionëve. Me përfundimin e ndërhyrjes nga borëpastrueset do të rinisë qarkullimi edhe për këto mjete të tonazhit të rëndë.
Burimi:
kohajone.com