Bllokohet qarkullimi në aksin Librazhd–Pogradec

Bllokohet qarkullimi në aksin Librazhd–Pogradec

Prefektura e Korçës thotë se në vijim të informacioneve nga ARRSH dhe Policia e Shtetit, qarkullimi në aksin rrugor Librazhd–Pogradec është i bllokuar plotësisht deri në një njoftim të dytë. Ndërkaq, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në kryqëzimet Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Maliq, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve. Mjetet deri në 3.5 tonë do të devijohen përmes aksit Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë. Lejohen vetëm autoambulancat, zjarrfikësit dhe mjetet e Policisë. Policia është në terren për të monitoruar situatën dhe orientuar qytetarët. Qytetarëve u kërkohet të respektojnë orientimet e strukturave përgjegjëse për sigurinë e tyre dhe të tjerëve.