Bllokohet aksi Subash-Tërbuq-Laboë në Gjirokastër/ Rënie dheu dhe inertesh, izolohen banorët e moshuar

Bllokohet aksi Subash-Tërbuq-Laboë në Gjirokastër/ Rënie dheu dhe inertesh, izolohen banorët e moshuar

Shirat e djeshëm kanë shkaktuar bllokimin e rrugës Subash-Tërbuq-Laboë, në Njësinë Administrative Odrie, Bashkia Gjirokastër. Banorët e këtyre fshatrave, kryesisht të moshuar, janë të izoluar për shkak të prurjeve dhe të inerteve në rrugë. Po ashtu janë regjistruar rënie dheu në shumë segmente, veçanërisht në vendin e quajtur “Blloku i Fiqve”, poshtë fshatit Tërbuq. Top Channel