Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua

Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua

POLICIA E SHTETIT Procedohet penalisht një shtetase që tentoi të nxirrte pa deklaruar, nga Shqipëria, 7400 euro dhe 4 800 000 lekë. Sekuestrohet shuma e eurove. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases T. Sh., ku u gjetën 7400 euro dhe 4 800 000 lekë, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen T. Sh., banuese në Elbasan. Gjithashtu,...