Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën, vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën, vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Massimo Ferro dhe gruaja e tij TIRANË- Biznesmeni italian Massimo Ferro, 54-vjeç, nga Camposampiero, ka ndërruar jetë në Shqipëri më 22 dhjetor, pas një operacioni për ngushtimin e stomakut. Pas përpjekjeve të dështuara për të humbur peshë dhe disa dietave të pasuksesshme, 54-vjeçari iu drejtua një klinike private në Milano, e cila i premtoi një zgjidhje afatgjatë, por ndërhyrja kirurgjikale do të kryhej në Tiranë. Më datë 18 dhjetor, Ferrro iu nënshtrua operacionit për ngushtim stomaku, por diçka shkoi keq dhe 54-vjeçari humbi jetën më 22 dhjetor në Shqipëri. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Autopsia mbi trupin e Massimo Ferro do të kryhet të hënën në Padova,...