Bilanci i përmbytjes në Durrës/ 800 banesa të nën ujë, 180 banorë të evakuuar gjatë natës

Bilanci i përmbytjes në Durrës/ 800 banesa të nën ujë, 180 banorë të evakuuar gjatë natës

Situata e përmbytjeve në qarkun e Durrësit mbetet kritike, pasi reshjet intensive kanë shkaktuar depërtim uji në qindra banesa dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë dhjetëra qytetarë. Pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi se rreth 800 banesa janë prekur nga uji, ndërsa 180 banorë janë evakuuar për shkak të rrezikut të shtuar. Sipas tij, zonat më problematike mbeten ish-Këneta, Shkozeti dhe ish-Nishtulla, ku niveli i ujit vijon të jetë i lartë. Në terren janë angazhuar strukturat civile dhe Forcat e Armatosura, të cilat po punojnë paralelisht me shërbimet e Bashkisë së Durrësit për largimin e ujërave dhe garantimin e sigurisë së banorëve. “Situata mbetet dinamike. Nuk do të largohemi nga terreni derisa uji të tërhiqet plotësisht. Reshjet pritet...