Bien në prangat e policisë dy persona/ Kapen duke transportuar 15 emigrantë afrikanë, drejt Malit të Zi

Bien në prangat e policisë dy persona/ Kapen duke transportuar 15 emigrantë afrikanë, drejt Malit të Zi

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës 15 emigrantë nga vendet e Afrikës, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi. Operacioni i koduar “Halfway” u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit. Në pranga ranë shtetasit E. A., 22 vjeç, dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz. Sipas Policisë, dy të rinjtë u ndaluan në fshatin Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, teksa po transportonin me një automjet tip furgon 15 emigrantë afrikanë. Furgoni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale....