Bie nga lartësia, paralizohet punëtori, niset me helikopter drejt Tiranës
44-vjeçari Besnik Lika është paraqitur në gjendje të rëndë pranë urgjencës së Spitalit të Sarandës. Lika dyshohet se ka rënë nga soleta teksa ka qenë duke riparuar çatinë e një objekti. 44-vjeçari ka pësuar frakturë torakale tetë me pasojë paralizë të këmbëve dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 44 vjeçari për shkak të gjendjes së rëndë do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, bëjnë me dije burimet nga urgjenca e Sarandës.
Burimi:
sot.com.al