Bie aksidentalisht nga kati i dytë 46-vjeçari në Tiranë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Bie aksidentalisht nga kati i dytë 46-vjeçari në Tiranë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një 46-vjeçar në Tiranë ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 46-vjeçari aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për të bërë vlerësimet e nevojshme. “Shtetasi M. V., 46 vjeç, është çuar për mjekim në spital, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan Prokurorisë për vlerësim”, thuhet në njoftimin e Policisë.