Besmir Beja i doganave nuk arkëton miliardat që Bankers Petroleum i detyrohet shtetit. SPAK vihet në lëvizje
Një dokument zyrtar i Degës së Doganës Fier ka nxjerrë në pah një skandal të rëndë financiar që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si administrata doganore po trajton një nga detyrimet më të mëdha fiskale në vend. Në qendër të akuzave është drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për mosveprim në lidhje me arkëtimin e mbi 12.3 miliardë lekëve detyrime dhe penalitete nga kompania Bankers Petroleum. Sipas dokumentacionit zyrtar, Dogana e Fierit ka shpallur kompaninë debitore për 3.095.566.890 lekë detyrim akcize dhe 9.286.700.670 lekë penalitete, duke e çuar totalin në shifrën marramendëse prej mbi 12.3 miliardë lekësh. Megjithatë, pavarësisht procedurave të nisura dhe ekzistencës së një urdhri ekzekutimi nga Gjykata Administrative e Lushnjës, detyrimet vijojnë të mos arkëtohen....
Burimi:
sot.com.al