Besa e pabesisë, monologu i fundit i Edi Ramës

Besa e pabesisë, monologu i fundit i Edi Ramës

Ilir DAKO Në mbledhjen e shumëpritur me eunukët e tij rilindas, kryeministri Edi Rama prezantoi një fletërrufe të quajtur “Besa”, një dokument që nuk përfaqëson as kryeministrin e Shqipërisë dhe as besën e shqiptarëve. Rama foli shumë dhe nuk tha asgjë. U mundua të prodhonte një dokument, i cili që në titull nuk përfaqëson kryeministrin e Shqipërisë. Besa është një fjalë që për Edi Ramën është veç një anakronizëm i shpifur, ku vetë ai nuk e gjen veten kërkund. Rama kërkon besë si një i pabesë, premton besë si një tradhtar i përjetshëm. Ai ka prerë në besë qytetarët që nga dita e parë e pushtetit, duke i poshtëruar me arrogancën e një qeverisjeje kriminale dhe antipopullore. Me një qëndrim ambig, në bipolaritet të plotë,...