Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë një mesazh urues për besimtarët shqiptarë. Në urimin e tij nga Katedralja e Kishës Orthodokse Autoqefalë kryedemokrati u bëri thirrje besimtarëve të festojnë më shpresë e besim. Mesazhi i Berishës: Erdha të shpreh urimet e mia, nderimin tim më të madh për kryepeshkopin e Kishës Autoqefalë Shqiptare, bashkëpunëtorët e tij, besimtarët orthodoksë në Shqipëri dhe kudo që janë. Kjo është një ditë e madhe, jo vetëm në historinë e krishtërimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor, në veçanti. Uroj çdo shqiptar që këtë ditë ta festojë me besim dhe shpresë për Krishtlindje më të mira vitin e ardhshëm. Gëzuar!