Berisha thirrje për intelektualët nga Kryeministria: Dilni nga guaska e konformizmit
Sali Berisha nga foltorja para Kryeministrisë iu drejtua intelektualëve me një mesazh, duke u kërkuar të dalin nga guaska e konformizmit. Kreu i PD-së u bëri thirrje të rinjve të dalin në shesh, duke theksuar se vendi ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë e tyre. “U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës. Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm. Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh. Por para së gjithash dhe mbi të gjithë, ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, i keni shumë të mëdha...
Burimi:
kohajone.com