Berisha “shpërthen” ndaj Peleshit: Vasali më i shpifur i Ramës! Kreu i kuvendit i ndërpret fjalën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shpërtheu në akuza ndaj Niko Peleshit pasi ndryshoi rendin e ditës me kërkesë të kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla. Teksa mori fjalën në Kuvend, Berisha theksoi se Peleshi do të mbahet mend në histori si “vasali më i shpifur i Edi Ramës” dhe “armik i Kushtetutës”, ndërsa kujtoi se nuk janë marrë në shqyrtim amendamentet e PD-së të depozituara prej një muaji. Ndërkohë, Peleshi i ndërpreu fjalën dhe paralajmëroi se do të merrte masa ndaj tij për gjuhën e përdorur. Pjesë nga debati: Berisha: Do të mbetesh në historinë e vendit si vasali më i shpifur i Edi Ramës si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve, si armik i procesit të integrimit...
Burimi:
gijotina.com