Berisha ristrukturon listën e anëtarësisë në PD, deputetja jep detaje

Berisha ristrukturon listën e anëtarësisë në PD, deputetja jep detaje

Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka sqaruar udhëzimin e fundit të firmosur nga kryetari Sali Berisha për përditësimin e listave të anëtarësisë, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces administrativ dhe organizativ, jo për filtrime politike brenda partisë. Sipas saj udhëzimi synon përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve për përditësimin e të dhënave të anëtarëve të PD-së, me qëllim garantimin e saktësisë, integritetit dhe administrimit të rregullt të tyre. Deputetja nënvizon se ky proces lidhet me realitetin demografik të vendit. ”Shqipëria sot po përballet me një nga plagët më të thella, shpopullimin dhe lëvizjet demografike. Kjo ka sjellë nevojën për përditësimin e listave dhe ndërtimin e një baze të dhënash të saktë për një organizim më funksional të aksionit tonë opozitar”, tha Hoti. Ajo...