Berisha: Reforma territoriale është kusht i BE, Rama po paraqet një raport në kundërshtim me ligjin. Projekti ynë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar dje qeverinë se po shkel ligjin dhe po minon procesin e reformës territoriale, duke paraqitur në Kuvend një raport të njëanshëm, që sipas tij, nuk është miratuar më parë në komisionin përkatës. Në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së Parlamentit, lideri i demokratëve Sali Berisha deklaroi se reforma territoriale dhe ajo zgjedhore janë dy kushte të përcaktuara nga Bashkimi Europian për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërprerë në mënyrë arbitrare punën e përbashkët sapo kuptoi se qytetarët po kundërshtonin ndarjen aktuale territoriale. ‘Ky raport paraqitet absolutisht kundër ligjit. Edi Rama ndryshoi menjëherë qëndrim kur e pa se në mbarë Shqipërinë qytetarët po kundërshtonin reformën që ai kishte...
Burimi:
sot.com.al