Berisha: Rama mbylli dyert e shqiptarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes

Berisha: Rama mbylli dyert e shqiptarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët të zhvilluar këtë të hënë, akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për bllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ai theksoi se integrimi në Bashkimin Europian është një proces jetik dhe një investim i gjatë për shqiptarët, por sipas tij, zhvillimet e fundit kanë sjellë hapa pas. Berisha tha se Rama mbylli rrugëtimin e Shqipërisë në BE për të shpëtuar nga dosja Balluku, që në fakt është dosja e tij. Deklarata Për Shqipërinë dhe shqiptarët, procesi më themelor për të ardhmen e tyre është integrimi i vendit në BE. Shqipëria në Europë është ëndrra shekullore e shqiptarëve. Shqipëria në Europë është investimi i tyre 32-vjeçar. Por Shqipëria në Europë është gjithashtu investimi i...