Berisha: Rama kërkoi të bënte’ grusht shteti’ me Ballukun, Kushtetuesja e hodhi në koshin e plehrave

Berisha: Rama kërkoi të bënte’ grusht shteti’ me Ballukun, Kushtetuesja e hodhi në koshin e plehrave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Ballukut. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës theksoi se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë në koshin e plehrave një kërkesë, që siç tha ai ishte baras me një “gusht shteti”. Ndër të tjera Kryedemokrati tha se, Rama në mënyrën më të papërgjegjshme më antikushtetuese, më antiligjore vendosi të përdorë GJK si mburojë të vjedhjeve të tij. “Pas 9 orësh, të ndryrë në një sallë, Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Në këtë kuadër, unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve, të cilët me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër...