Berisha: Rama hesht ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit, nuk guxojnë ta shpallin non-grata
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sërish deklaratën skandaloze të ministres serbe Snezhana Paunovic se do të kishte bërë spastrim etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1998. Në konferencën e sotme për mediat, Berisha deklaroi se ajo duhet të shpallet non grata, ndërsa shtoi se qëndrimi i tij tregon mendimin e vërtetë të Aleksandër Vuçiç, të cilin e cilësoi si “padronin” e Edi Ramës. “Ne kërkuam menjëherë shpalljen non grata dhe inicimin e një padie për mbështetje të gjenocidit dhe spastrimit etnik nga një ministre e vendit që ka kryer këto akte. Për sa kohë rri në atë kabinet ka shprehur mendimin e padronit të Ramës, Aleksandër Vuçiç. Se të marrësh një monstër si ajo në kabinet, e cila dëshmon me gjakftohtësinë më...
Burimi:
gijotina.com