Berisha publikon video-denoncimin/ Akuzat: 50 mln euro për një natë koncerti të Kanye West, spitalet pa ilaçe
Në rrjetet sociale të kreut të PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një videodenoncim i dërguar nga një qytetar dirket nga kantieri ku po ngrihet skena e ‘Eagle Stadium’, ku ngre akuza për një investim prej 50 milionë eurosh për organizimin e një nate koncerti të Kanye West. Në videon e publikuar në rrjetet sociale të Berishës, qytetari shprehet: “Ja ku janë 50 milionë eurot që ka dhënë ministri ynë për një natë koncerti, ndërsa spitalet nuk kanë ilaçe. Ja ku janë, vetëm për një natë koncerti. E gjithë kjo fushë këtu ka qenë gjelbërim. Kush e di se çfarë do të bëhet pas kësaj. Edhe thonë pastaj: ‘Për çfarë del në protestë?’ Këtu, për çdo hap që ecën, gjen një arsye për të dalë në...
Burimi:
sot.com.al