Berisha: Parlamenti është strofulla e hajdutëve, ju nuk po mbroni vithet e Belindës, por Edi Ramën

Berisha: Parlamenti është strofulla e hajdutëve, ju nuk po mbroni vithet e Belindës, por Edi Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare deklaroi se Parlamenti është kthyer në “strofullë të mbrojtjes së hajdutëve”, duke akuzuar shumicën se po shkel mbi interesat e qytetarëve për të mbrojtur, jo vetëm ministra, por vetë kryeministrin Edi Rama. Berisha u shpreh se deputetët e mazhorancës po veprojnë si “maska” të kryeministrit, ndërsa shtoi se në sallën e Kuvendit, sipas tij, po mbrohen interesa personale dhe jo ato të qytetarëve shqiptarë. Fjala: Të dashur qytetarë dhe qytetare, siç e shihni, parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës. Këta janë maska. Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni...