Berisha nga Strasburgu: Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës

Berisha nga Strasburgu: Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar këtë të mërkurë nga Strasburgu se Shqipëria është kthyer në një karko shtet dhe kjo sipas tij për shkak të Edi Ramës. Në takimin e përvitshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Berisha u shpreh se Rama ka kapur drejtësinë dhe nuk lejon arrestimin e Belinda Ballukut e cila akuzohet për afera miliona euro dhe SPAK kërkon ta arrestojë. Berisha u ndal edhe të zgjedhjet, teksa u shpreh se 14 Maji ishtë sipas tij një farsë zgjedhore. “Faleminderit, zonja Kryetare. Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore këtë: a kemi zgjedhje apo një farsë zgjedhore. Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës; farsa zgjedhore ka efektin e kundërt. Unë dënoj...