Berisha: Në kilometrin e fundit, vendosmëria e grave është kyçe në këtë provë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Lidhja Demokratike e Gruas, në bashkëpunim me FRPD dhe Departamentin Brain Gain, organizoi një aktivitet në selinë e Partisë Demokratike për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e grave në shoqërinë shqiptare. Në fjalën e tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha, paralajmëroi se kombi shqiptar po përballet me një rënie të dukshme demografike dhe sfida serioze sociale. Ai përmendi rënien e nxënësve në arsimin parauniversitar nga 801 mijë në vitin 2013 në 405 mijë në vitin 2025, duke theksuar se kjo tregon një situatë shqetësuese për vendin dhe familjet shqiptare. Berisha kritikoi qeverinë si një “regjim mizogjen dhe kriminal”, që sipas tij, synon të mbrojë interesat e pushtetarëve dhe të ndryshojë ligjet për përfitime të veta. Ai nënvizoi se...
Burimi:
kohajone.com