Berisha: Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar
Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar fjalën e tij edhe pse kryeparlamentari Niko Peleshi ia mohoi fjalën në Kuvend gjatë seancës së sotme, ku po votohen ndryshimet qeveritare në kabinetin e Edi Ramës. Berisha i kujtoi mazhorancës socialiste se do votojnë kokëvarur që Belinda Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe të arrestohet me kërkesë të SPAK për aferat korruptive që e ngarkojnë ish-zëvendëskryeministren duke rrezikuar 35 vite burg. ‘Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij pa mikrofon nga foltorja e Kuvendit. “Do i shkosh në burg Lubisë apo jo ti Klos. Do i bësh vizitë apo po pret t’i shkojë dhe Rama pas. Bën sikur nuk dëgjon. Po të pyes do...
Burimi:
gijotina.com