Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera

Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi gjatë konferencës për mediat se Belinda Balluku, ish zëvendës kryeministrja dhe ish ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, po tenton që t’i shpëtojë drejtësisë, duke kërkuar që të blejë pasaportë të huaj për të ikur jashtë vendit. Sipas Berishës, ka të dhëna se Balluku “është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një por në disa vende”. Këtë, theksoi kryedemokrati, ajo po tenton ta bëjë në Serbi nëpërmjet investimeve, përpjekje që sipas tij, nuk kanë rezultuar të suksesshme. kryedemokrati i bëri thirrje vendeve të Evropës dhe Botës, por edhe bankave të huaja që të “ngrijnë” llogaritë bankare të Belinda Ballukut dhe kryeministrit Rama. Sipas tij, çdo qindarke e tyre është para e vjedhur tek qytetarët shqiptarë....