Beqaj kërkoi ‘zyrë’ në qeli për të lexuar dosjen ‘Sterilizimi’, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kemi infrastrukturë
Ilir Beqaj TIRANË-Drejtoria e Burgjeve i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Posaçme lidhur me kërkesën e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkoi vendosjen e një kompjuteri ose latopi në qeli, pa internet, me qëllim që të lexojë fashikujt hetimorë të dosjes 'Sterilizimi'. Në seancën e zhvilluar sot Drejtoria e Burgjeve është shprehur se nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për ta realizuar. Në lidhje me këtë Beqaj kërkoi rregulloren ose ligjin e Drejtorisë së Burgjeve. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, sillet çdo ditë nga paraburgimi i Durrësit në një dhomë në GJKKO për të studiuar materialet hetimore të SPAK kundër tij. Nga ana tjetër sipas ish-ministrit, SPAK ka instaluar metodën e persekutimit publik duke akuzuar se provat për çështjen e tij nuk u morën kurrë. GJKKO...
Burimi:
zeri.ai