Belinda Balluku, 20 minuta në SPAK

Belinda Balluku, 20 minuta në SPAK

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qëndruar rreth 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit këtë të premte në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj. Pas daljes nga SPAK, Balluku nuk dha asnjë deklaratë për gazetarët që ndodheshin jashtë godinës. Prokurorët e Posaçëm e kanë marrë Ballukun të pandehur edhe për lotet e Unazës së Madhe, ndërsa më herët ajo ishte marrë e pandehur për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës vijojnë ndërkohë hetimet edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Këtë të premte, Ballukut pritej t’i komunikohej gjithashtu zgjatja e afatit të hetimeve deri më 20 tetor. Përpara mbërritjes së Ballukut në SPAK, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ishte...