“Bëj gati letrat për firmë”/ SPAK publikon bisedat që fundosin tenderin 700 mijë euro të KESH-it
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK për tenderin rreth 700 mijë euro të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), ku sipas organit të akuzës, komunikimet e siguruara gjatë hetimeve hedhin dritë mbi koordinimin e ish-kreut të KESH-it Ervis Berberi, zyrtares Adela Ruko dhe biznesmenit Dritan Dakoli, me qëllim favorizimin e kompanisë së Ervis Myftarit në procedurën e prokurimit. Sipas SPAK, Dritan Dakoli, aksioner i kompanisë “Euronet”, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Berberin gjatë zhvillimit të tenderit. Hetimet tregojnë se Dakoli dhe fituesi i procedurës, Ervis Myftari, kanë pasur marrëdhënie të hershme pune, ndërsa lidhjet mes tyre shtrihen edhe në aktivitetet e kompanive që ata përfaqësojnë. Nga komunikimet e administruara në dosje rezulton se më 23 janar 2020, Adela Ruko ka njoftuar Ervis Berberin se atë ditë do të publikohej fituesi i...
Burimi:
ntv.al