Beci nis rikonstruksionin e shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër për 900 nxënës

Beci nis rikonstruksionin e shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër për 900 nxënës

Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër, një institucion me traditë që mirëpret çdo ditë rreth 900 nxënës. Projekti synon të krijojë ambiente moderne, funksionale dhe të sigurta për nxënësit dhe mësuesit, duke i dhënë shkollës pamjen bashkëkohore që i takon. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, thekson se kjo fazë e re e transformimit synon të përmirësojë rrënjësisht kushtet e mësimdhënies dhe jetën e përditshme të komunitetit shkollor, duke respektuar rëndësinë historike të institucionit në qytet. Postimi i plotë: