Beci në terren: Ndërhyrje e shpejtë në aksin Ura e Shtrejt–Prekal, rruga i kthehet banorëve
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar përfundimin e punimeve në aksin rrugor Ura e Shtrejt–Prekal, duke i rikthyer këtij segmenti kalueshmërinë e plotë. Pas dëmtimeve të shkaktuara, ndërhyrja e shpejtë e mjeteve të bashkisë ka bërë të mundur pastrimin e dherave dhe stabilizimin e zonës. Postimi i plotë: Banorët vlerësojnë ndërhyrjen në aksin Ura e Shtrejt–Prekal, pas dëmtimeve të krijuara në segment.Pastrimi i materialeve të rëna dhe stabilizimi i zonës kanë rikthyer kalueshmërinë dhe sigurinë në këtë rrugë të rëndësishme për komunitetin.
Burimi:
kohajone.com