Bashkimi i opozitës, Arlind Qori: Si të ulem në tryezë me Metën në burg dhe Berishën e pandehur?
Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori komenton iniciativën e Ermal Hasimes dhe bashkëpunëtorëve të tij për të bashkëpunuar partitë e opozitës në një bllok opozitar. Qori përsëriti qëndrimin e partisë që drejton se me këto parti ka papajtueshmëri të thella morale dhe politike që e bëjnë të pamundur bashkëpunimin. “Kjo është një tezë që ka kohë që hidhet. Është iniciuar disa herë nga zoti Berisha për bashkimin formal të opozitës dhe mua më është dashur disa herë ta hedh poshtë këtë ftesë për një varg arsyesh. Arsyeja e parë ka të bëjë një papajtueshmëri të thellë morale midis “Lëvizjes bashkë” dhe elitës drejtuese të PD-së, duke nisur nga Sali Berisha. Ne jemi fund e krye kundër korrupsionit edhe mund të duket kështu si vetë...
Burimi:
kohajone.com